JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i 34-vjeçarjes: Të gjithë mund t’i shohin gjërat personale që keni në celular falë këtij aksesori
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/10/2019 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua bleu një xham mbrojtës për celularin e saj të ri në eBay dhe shumë shpejt zbuloi se ai lejonte njerëz të tjerë që të kishin akses në informacionet e saj personale.

Lisa Neilson tregoi për mediat se kishte blerë një mbrojtëse ekrani në eBay që i kushtoi 2.70 paund por pasi e vuri në punë vuri re diçka vërtet shqetësuese.

Pasi vendosi xhamin mbrojtës tek Samsung Galaxy S10 që sapo kishte blerë, ajo vendosi shenjat e gishtit të madh të dorës së djathtë për ta shkyçur celularin.

Por ajo mbeti e habitur kur kuptoi se celulari hapej edhe me gishtin e dorës së majtë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe bashkëshorti i Lisa-s mund ta shkyçte celularin e saj me një lëvizje të thjeshtë.

Duke folur për mediat, ajo tha:

Kushdo mund ta hapë dhe mund të futet edhe tek aplikacionet financiare e të transferojë para.”

Nisur nga ky rast, Samsung tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar sesi mund të ndodhë diçka e tillë. Kompania i ka këshilluar klientët e saj që të mos përdorin mbrojtës ekrani të paautorizuar.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania