Një aksident i pazakontë, që mund të kishte rezultuar në ngjarje fatale, por fatmirësisht pa të plagosur, ka ndodhur pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit.
Makina ngjyrë gri tip "BMW 325" me drejtues një djalë të ri rreth moshës 25-vjeçare ka përfunduar brenda një berberhaneje.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ Albania, shkak për aksidentin ishte shpejtësia e madhe me të cilën i riu po drejtonte mjetin.
Burime për JOQ, shkruajnë se drejtuesi po udhëtonte me mbi 100 km/h dhe për pasojë iu ça goma e parme dhe timoni i iku nga duart.
Për më tepër qytetarët që panë ngjarjen e frikshme kanë shkruar: