JOQ Albania
Home

Stresi përfundon në gazetën gjermane “Bild”, çfarë prapësie ka bërë tani?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/10/2019 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari Stresi duket se di se si të vihet në qendër të vëmendjes mediatike. Ai këtë herë ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes gjeramne “Bild”, e cila ka shkruar disa fjalë për reperin shqiptar.

Stresi ka qenë në Gjermani sëfundmi për të xhiruar klipin e këngës “Nuk o veç gana”. Kjo këngë flet për një “djalë të keq”, i cili shëtit me automjete luksoze. Mes tyre është edhe një ngjyrë ari.

Ka qenë pikërisht kjo makinë që i ka hapur punë këngëtarit. Automjeti i tij është bllokuar nga policia gjermane, pasi kishte bllokuar qarkullimin dhe kishte krijuar trafik.

Por duket se pasi e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, media gjermane ”Bild” i ka dedikuar Stresit një artikull. Ata shkruajnë se makina nuk është e rrezikshme, pasi ajo ndodhej aty për të xhiruar një klip. Mes rreshtash, “Bild” thotë se automjeti i artë ishte në pronësi të Stresit, një superstar shqiptar.