Harrojeni “Fast & Furious”, ambulanca dhuron spektakël me manovrat e parakalimit në autostradën Tiranë-Elbasan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.10.2019, 20:58

Në Shqipëri kemi parë mjaft skena të ndryshme në rrugë, ku drejtues makinash provojnë të dhurojnë "show" me shpejtësi apo me parakalime.

Shpesh herë të tilla "aventura" përbëjnë një rrezik jo vetëm për drejtuesit e automjeteve që tentojnë të shpalosin aftësitë e tyre në rrugë, por edhe për shoferët e tjerë dhe qytetarët.

Së fundmi, një skenë e pazakontë është filmuar ditën e djeshme autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit, ku një ambulancë kryen disa manovra spektakolare parakalimi, të cilat mund të krahasohen edhe me skenat e serisë së filmave "Fast & Furious".

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ambulanca parakalon dy mjete në rrugën me dy korsi, duke rrezikuar seriozisht shkaktimin e ndonjë aksidenti të mundshëm.

Para ambulancës ndodhen dy automjete, njëri prej të cilëve parakalon kamionin që ndodhet përpara.

Mirëpo ambulanca ka parakaluar jo vetëm kamionin por edhe automjetin tjetër në të njëjtën kohë. Por siç shihet dhe në video, amblanca për pak sa nuk ka dalë nga rruga, por në fund ja del t'i parakalojë të dy mjetet, por rrezikoi të përplaset me makinën që po vinte nga korsia tjetër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit