Dori Musta, 20-vjeçarja e parë shqiptare e apasionuar pas Drifting rrëfen pasionin e saj për makinat e fuqishme

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.10.2019, 16:00

Drifting konsiderohet si një prej sporteve që na jep adrenalinë të pakufishme dhe akoma më i madh është ky emocion për të apasionuarit pas saj.

Shumica e atyre që e preferojnë këtë sport janë meshkujt... e teksa femrave thjesht u pëlqen ta shikojnë dhe jo të provojnë aftësitë e tyre në xhirimin e gomave, në vendin tonë të vogël pasioni i një vajze të re për këtë sport i kalon këto stereotipe.

Dori Musta është 20-vjeçarja e cila është e apasionuar pas Drifting dhe merr pjesë në evente të ndryshme të këtij lloj sporti, duke impresionuar me aftësitë e saj në timon.

Më shumë për bukuroshen e apasionuar pas makinave të fuqishme do të mësojmë në këtë intervistë

Në Shqipëri ka shumë pak vajza që marrin pjesë në të tilla sporte, si të hyri në qejf Drifting dhe kur ka qenë hera e parë qe e ke provuar?

Makinat di që i kam pasur pasion që e vogël. Ndryshe nga vajzat e tjera që luanin me kukulla, unë luaja me makina. Për herë të parë jam ulur në sediljen e shoferit 18 vjeç, makinë e autoshkollës dhe aty çdo gjë ka rrjedhur vet me pas. Instruktori im edhe pas 2 vitesh me përmend me krenari dhe me habitje të madhe. Që herën e parë, ai më ka përshkruar “ekstrem të lindur”. Le të themi që nuk doja ta lija me aq, doja të provoja gjëra të reja kisha besim në vete që mund t’i arrija. Driftin e provova 1 vit pasi kisha mësuar makinën.”

Le të themi që të jesh vajzë që i pëlqen ky lloj sporti, duhet të jesh edhe pak ‘tip çuni’, si e shohin të tjerët Dorin kur iu flet për pasionin tënd?

Ke të drejtë. Po të pyesësh shoqërinë time, me këtë nofkë do më përshkruajnë... “Çun harrom” më kanë thënë që të vogël. Nuk u tregoj të gjithëve pasionin tim që kam për makinat, sepse jo të gjithë shohin përditë femra duke folur për diçka ndryshe nga çfarë ajo janë mësuar të dëgjojnë. Në fillim nuk më kanë mbështetur në pasionin tim, ka pasur raste nënvlerësimi vetëm për shkak të gjinisë, që një vajze nuk e ka vendin tek gjërat e çunave, por kjo nuk më ndaloi. I vetmi person që më ka mbështetur ka qenë ajo që më solli në jetë, mami im. Edhe pse i bëhet gjaku ujë nga ky pasion i imi, gjithmonë më ka përkrahur të jem vetvetja dhe të ndjek ëndrrat e mia.”

Me çfarë tipi makine ke bërë Drifting për herë të parë dhe cila është makina që bën Drifting më të fuqishëm?

Makina e parë që kam bërë Drift ka qënë BMW, e çfarë mund të ishte tjetër... Njerëzit që më njohin e dinë që unë ne shpirt jam një “Bimmer”. Këtë nuk e dija, derisa e provova ndjesinë që nuk ma kishte dhënë asnjë makinë tjetër që kam provuar deri tani.”

Më përshkruaj disa nga momentet më të veçanta gjatë kohës që ke qenë duke bërë Drifting, çfarë përjeton dhe si të bën të ndjehesh?

Do të doja të shpjegoja çdo emocion që kalon tek unë, por nuk e di nëse do kem fjalë ta përshkruaj. Është një lloj emocioni që të mbështjell përbrenda, sidomos kur del para një publiku për të performuar. Di që sa herë jam pas timonit e vetmja gjë që di të bëj është të ndjek instiktet e mia, të ndiej makinën në çdo lëvizje të mundshme. Unë Driftin nuk kam shumë që e praktikoj sepse është një fushë tjetër që do mundësitë e veta, jo çdo makinë është e projektuar për të bërë Drift dhe përveç organizimeve dhe eventeve që bëhen, nuk ke ku ta ushtrosh tjetër. Por sa herë që më është dhënë mundësia nuk i kam thënë kurrë jo.”

Mendon se të konkurron dikush fuqishëm, në ato pak vajza që janë të apasionuara pas këtij sporti?

Konkurrenca nuk më tremb. Përkundrazi, është diçka e mirë. Të bën të rrisësh ambiciet e tua dhe të luftosh ditë për ditë për të arritur aty ku do.”

Ku ndryshon Drifting kur e kanë timonin në duar meshkujt nga Drifting kur në timon janë femrat?

E vetmja gjë që ndryshon është se ne femrat i japim pak me hijeshi Driftit. Për mua, si djalë si vajzë, pasioni të bën të ndjesh emocione të njëjta. Natyrës së njeriut nuk mund t’i vendosësh rregulla, çdo gjë është e destinuar, duam apo s’duam ne është diçka që s’e ndryshojmë dot.”

Do ia sugjeroje këtë sport vajzave dhe çfarë këshille do i jepje?

Unë shpresoj që këto pak femra që ka Shqipëria të apasionuara pas makinave të kenë sadopak mbështetje, sepse për mua janë një dhuratë e veçantë për shoqërinë tonë. I këshilloj të kenë vetëbesim dhe mos të lejojnë asgjë t’i ndalojë në pasionin e tyre dhe çdo gjë do vazhdojë të rrjedhë me kohën.”

Cila është motoja jote në jetë, si e apasionuar pak makinave je dakord me shprehjen “Ride or Die”?

E kam dëgjuar shpesh këtë shprehje, shumë e përdorin, por jo të gjithë e dinë që kuptimin e saj. Është një thënie nga një motorist që më mirë do preferonte të vdiste nëse nuk do të ngiste më motorin e tij. Kurse unë kam një shprehje tjetër po aq të veçantë... Nëse unë vdes nga shpejtësia, ti mos qaj sepse un isha duke qeshur.”

F.T për JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit