Nxënësit 11-vjeçar i humbet aparati i dëgjimit, mësuesit: U bëjmë thirrje shqiptarëve të na ndihmojnë për t’i blerë një të ri

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15.10.2019, 12:19

Gledis Carapuli është një djalë 11-vjeçar nga Vlora, i cili nuk mund të bëjë një jetë normale si bashkëmoshatarët e tij, pasi ka probleme me dëgjimin.

Duke qenë se Gledisit i ka humbur aparati i dëgjimit, një grup mësuesish në shkollën ku ai shkon në Vlorë kanë vendosur që ta bëjnë rastin publik me shpresën se shqiptarët do ta ndihmojnë adoleshentin që të blejë një aparat të ri.

Sipas asaj që thotë një mësuesja e tij, Gledisit i ka humbur aparati i dëgjimit dhe familja nuk ka mundësi që t'ia blejë.

Nënës së 11-vjeçarit i kanë thënë se duhen 2500 euro për një aparat të ri. Duke qenë se nuk kanë mundësi ekomomike, ajo madje ka thënë se është gati të shesë veshkën që djali të dëgjojë sërish.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Pershendetje JOQ Albania! Jemi nje grup mesuesish te nje shkolle 9- vjecare ne qytetin e Vlores. Duam te prezantojme nje problem qe po na mundon prej kohesh. Ne shkollen tone kemi nje nxenes qe nuk mund te flase per shkak te degjimit te dobet. Atij i ka humbur aparati i degjimit dhe familja eshte ne nje gjendje te mjerueshme ekonomike. Ndihma jone nuk eshte e konsiderueshme sa per te blere nje aparat te ri. Ndaj ju bejme thirrje te gjithe shqiptareve me zemer te madhe te kontribuojne me aq sa te kene mundesi, qe ti mundesojme ketij femije sado pak degjim. Femija eshte 11 vjec dhe tani me shume se kurre ka nevoje per kete aparat. Nena e tij tha se kishte shkuar dhe ishte gati te jepte nje veshke vetem e vetem per t'i mundesuar sadopak degjimin djalit te saj. Sinqerisht do beni nje mbrekulli nqs ketij femije i sigurohet ky aparat. Flm. Ne kemi shkruar dhe ne shoqata te tjera po ky ishte mendimi im dhe me sa kam pare te faqja juaj kam shpresuar se vetem ju mund ta ndihmoni vertet."

Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për t'i rikthyer dëgjimin Gledisit, në foton më poshtë mund të gjeni numrin e llogarisë që familja ka vënë në dispozicion.

Për ata që dëshirojnë të kontaktojnë me familjen, ky është numri i telefonit i vënë në dispozicion: 0685555538.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit