JOQ Albania
Home

“Prej 6 vitesh pritet pylli i madh”/ Masakra mjedisore në Korçë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/10/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një kohë kur Lura një nga (ish) perlat e natyrës shqiptare ndodhet në gjendje të mjerueshme prej impaktit që ka dora e njeriut, hapësirat e gjelbërta kudo po njohin të njëjtin fat.

Krasta në Elbasan dhe Dajti në Tiranë po ‘rripen’ çdo ditë e më shumë nga pemët që u kanë mbetur dhe si duket askush nuk ka ndërmend të ndalet dhe të mendojë për masakrën që po bëhet.

Një rast të ngjashëm sjell një banor nga një fshat i Korçës, i cili ka denoncuar prerjen e pemëve në zonën ku ai jeton.

Sipas banorit, pamjet në fotot e mëposhtme janë shkrepur në një fshatin Mazrrek në Korçë. Lart në mal ndodhen pemët ndërsa fshati poshtë nuk ka rrugë.

Por, ndërsa për fshatin nuk shqetësohet njeri, sipas banorit, rruga për tek pylli është bërë në mënyrë që ta kenë më të lehtë për të prerë pemët.

Prej gjashtë vitesh, në këtë pyll po priten pemë pa karar.

Bashkë me fotot e dërguara pranë redaksisë së JOQ Albania, banori shkruan:

Ne Mazrrek nje fshati korces. Fshati posht ku jan shpit ska rrug , dhe lart ne mal ne pyll per te prer e kan cuar rrugen qe te presi pyllin. Po bejn 6 vjet qe po presin nje pyll te madh dhe me dru shum te vjeter. Fshati quhet Mazrrek. Esht nje fshat shum i bukur qe s’ka rrug. Ky esht fshati dhe pylli qe po shkaterrohet."