Varfëria ekstreme dhe sëmundjet i kanë mposhtur, apeli rrëqethës i familjes Skermo: Po vdesim, as bukë thatë s’kemi të hamë! Ju lutem na ndihmoni!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2019, 22:25

Varfëria është një nga plagët më të mëdha sociale në Shqipëri, që vijon të jetë ende prezente në shumë familje shqiptare.

Ky fenomen kryesisht manifestohet në zonat e thella rurale, të cilat janë harruar plotësisht nga shteti dhe qeveria kujtohet për ta vetëm kur ka nevojë për vota.

Së fundmi, një histori tepër e dhimbshme ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një familje nga fshati Poloskë i Devollit, jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për familjen Skermo, e cila përbëhet nga kryefamiljari Blediani, bashkëshortja e tij Enkelejda dhe djali i tyre i vogël vetëm 8-vjeçar, Juliani.

Por përveç varfërisë ekstreme, Bledari dhe Enkelejda duhet të përballen edhe me probleme të rënda me shëndetin.

Enkelejda Skerma është 38 vjeç, dhe sëmundja po e tret çdo ditë e më shumë.

Ishte vetëm një virozë e stinës që i dha shqetësime në organizëm pa e ditur se kjo do e linte me pasoja përjetë. Mjekimi i pakujdesshëm dhe i gabuar i shkaktuan asaj një bakter të rëndë në stomak duke e lënë në shtrat për shumë kohë.

Por jo vetëm kaq, kjo gjendje e rënduar shëndetësore i ka shkaktuar edhe probleme të shumta psikologjike.

Ndërsa Bledari, i cili dikur punonte në shtetin grek dhe siguronte të ardhura për të mbajtur familjen, vuan nga hernia diskale, e cila i ka paralizuar çdo qelizë.

Doktorët ia kanë ndaluar të lëvizë, pasi në të kundërt fijet nervore të qafës mund të këputen dhe t'i shkaktojnë vdekjen.

Apeli i tyre është tepër rrëqethës, ata nuk mund të sigurojnë dot as bukën e gojës, ndërkohë që kanë nevojë edhe për ilaçet, të cilat nuk mund t'i blejnë dot.

Pengu i tyre më i madh është Juliani, djali 8-vjeçar i cili është traumatizuar nga kjo gjendje e mjerueshme me të cilën familja e tij po përballet, që zor se gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Të gjithë bashkë të ndihmojmë Julianin, Bledin, dhe Enkeledën. Shpresa e tyre janë shqiptarët!

Mesazhi i plotë:

Pershendetje.Shihni keto pamje dhe nqs kan nje domethenje per ju vini doren ne zemer dhe na ndihmoni se po vdesim. Na ndihmoni,ju pergjerohemi Shihni nga se vuajm dhe ne cfar kushtesh jetojm. Shihni dhe bashkeshorten qe vuan dhe ajo nga ana psiqike,hernja diskale lumbare dhe nga nje bakter ne stomak. Ju pergjerohemi me gjith forcen e zemrave tona te semura dhe zemren e travmatizuar te ketij femije qe esht vetem 8vjec,na ndihmoni ju lutemi ndoshta dalim sado pak nga ky tmerr qe perjetojm.Ju lutemi.Aman na ndihmoni. As buk that nuk kemi te ham,nderkoh na duhen kaq shum ilace.Bashkeshortja me pomp mbahet per shkak te bakterit. Ju pergjerohemi na ndihmoni se po na kalon dhe femija ne deptesion. Besojeni se vec semundjesh skamjes varferis ekstreme,as banj te derdhim ujrat nuk kemi. 0675496138. Ju lutemi aman se po vdesim. Beni dicka ju pergjerohemi na ndihmoni sado pak. Ketu ofroi dhe dimri skemi as dru as sob asnje gje.Ju lutemi Ju pergjerohemi shperndajeni rastin ton,ndoshta diku,dikush,nje njeri i mir me mundesi te medha ekonomike na ndihmon.Ju lutemi me gjith forcen e zemrave tona te semura. Ishalla na ndihmon dikush se jetojm ne varferi te plot,kushte ekstreme,as tualet nuk kemi,imagjinojeni,mes semundjesh,te mbyllur ne nje dhome,me shpresen se dikush do te na ndihmoje,te dalem nga ky tmerr,kemi dhe femijen vetem 8 vjec,imagjinojeni cfar perjetojm,dhe gjendjen emocionale te femijes.JU FALENDEROJM PA FUND.JU BEKOFT ZOTI! 00355675496138

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar familjen Skermo:

1. Llogari në lek: 403000511

IBAN LEK nr: AL6320543525000511CLIDCLALLE

SWIFT: NCBAALTX

2-Llogari në EURO: 403000511

IBAN EURO nr: AL4520543525000511CLIDCFEURZ

SWIFT: NCBAALTX

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit