Masakër mjedisore në lumin Shkumbin, qytetari ngre alarmin: Po hidhen mbetjet kromi, rrezikohet zhdukja e specieve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2019, 18:46

Lumenjtë janë një nga pasuritë më të mëdha që natyra i ka falur një vendi.

Ndonëse bota i ruan me fanatizëm pasuritë natyrore, në Shqipëri mesa duket ndodh e kundërta, ndonëse ka një numër të madh lumenjsh që rrjedhin në territorin tonë.

Së fundmi një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet masakra mjedisore e rradhës që po ndodh në vendin tonë, e shkaktuar si gjithmonë nga "faktori njeri", i cili është kthyer në armikun më të madh të natyrës përmes veprimtarisë së tij shkatërrimtare.

Bëhet fjalë për lumin Shkumbin, uji i të cilit ka marrë një ngjyrë të pazakontë për shkak të lavazhit të kromit dhe mbetjeve që hidhen në të.

Denoncuesi ngre alarmin duke u shprehur se kjo situatë ka shkaktuar ngordhjen e specieve që jetojnë në ujërat e këtij lumi, gjë e cila mund të rrezikojë jo vetëm qeniet e gjalla që jetojnë aty, por edhe njerëzit që i konsumojnë, pasi mund të zbuloheshin edhe mbetje radioaktive.

Sipas qytetarit, procesi i larjes së kromit kryhet në ish-ndërtesat e përpunimit të drurit, pranë stacionit të trenit në Librazhd, dhe i gjithë uji që lan kromin bashkë me mbetjet derdhen në lumë.

Mesazhi i plotë:

Kjo ngjyre e ujit te lumit nuk eshte e zakonshme per lumin Shkumbin po vjen si pasoje e lavazhit te kromit dhe ndikimi I ketyre mbetjeve po jep rezultatet ne ngordhjen e specieve te lumit nje analize e tyre me mije % do te zbulonte dhe mbetje radioactive gje qe do ishte katastrofe per qenjet e lumit dhe per njerezit qe perdorin ato. Lavazhi kryhet ne ish ndertesat e perpunim drurit matane stac. trenit Librazhd tek kthesa rruges per Toges dhe gjithe uji qe lan kromin bashke me mbetje derdhet ne lume.Besoj se inf eshte I mjaftueshem verifikojeni. Ju lutem anonim

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit