Babai i dy fëmijëve ka vetëm një muaj jetë, këtu mund të kontribuoni që Bujari të rikthehet pranë familjes së tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.10.2019, 00:28

Një aksident i rëndë i ndryshoi përgjithmonë jetën 33-vjeçarit, Bujar Biçaku, nga Njësia Administrative Helmas në Kavajë.

Babai i dy fëmijëve të mitur është shtruar tek Spitali i Traumës prej më shumë se tre muajsh, pasi mori lëndime të rënda nga aksidenti.

Motra e tij, Migena Toshkezi Biçaku, ka shkruar dy ditë më parë pranë redaksisë së JOQ Albania, ku i drejtohet të gjithë shqiptarëve në një apel rrëqethës, pasi Ministria e Shëndetësisë i e ka lënë vëllain e saj në mëshirë të fatit.

Sipas saj, 33-vjeçari ka këputur tre rruaza të qafës, ka pësuar një çarje në kokë rreth 20 centimetra dhe fatkeqësisht ka mbetur i paralizuar në të gjithë trupin dhe mund të lëvizë vetëm pjesën e kokës.

Ai ka kryer dy operacione, një kokë dhe një në qafë, ku i janë vendosur tre proteza për mbajtjen e ekuilibrit të qafës.

Mirëpo gjendja e babait të dy fëmijëve ende nuk është përmirësuar dhe mjekët i kanë sugjeruar ta dërgojnë në Turqi për kryerjen e një operacioni që do t'i mundësonte ecjen, i cili kushton 50.000 euro.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Migena rrëfen për JOQ Albania se nëna e saj është e sëmurë me Sindromën Down, ndërsa babai i tyre është i verbër dhe nuk kanë mundësi ekonomike.

Ajo tregon më tej se tërmeti i 21 shtatorit ka i ka prishur edhe banesën 33-vjeçarit të aksidentuar.

Bujarit i ka mbetur vetëm një muaj jetë dhe motra e tij lutet me dorë në zemër që shqiptarët ta ndihmojnë.

Apeli i plotë i Migenës:

Un qe po ju shkruaj jam Migena toshkezi bicaku.. dhe po ju kerkoj ndim per vellain tim Bujar bicaku me vend ndodhjen ne kavaj ne periferi te kavajes komuna Helmas.. vellai im Bujar bicaku 33 vjec me dy femij te vegjel pesoj nje aksident shum te rrend ne korrik dhe eshte i shtruar tek spitali ushtarak tek trauma.. dhe ka keputur 3 rruezat e qafes ka mar dhe nje çarje ne kok 20 centimetra.. jan kryer dy operacione nje ne kok dhe nje ne qaf,, ku jan vendosur 3 proteza per tu mbajtur ekulibri i qafes.. vellai im Bujar bicaku po ben 3 muaj i shtruar ne spital dhe eshte i paralizuar i gjith trupi vetem pjesen e kokes leviz as trup as duar as kemb madje mjeket na kan then per ra nxjer nga spitali por gjendja e vellaut eshte shum keq nuk i hulet per as nje cast.. doktorat na kan then se vetem ne Turqi mud te behet nje operacion qe dhe vellai jon te hec te pakten jo te behet per pun,, mamin e kam me semundjen daun babin e kam te qeruar munci ekonomike nuk kemi shtepiat e vellait i prishi termeti qe rra para dy javesh tani jan dhe pa shtepi vellait nuk i kan dhen jet kur te ne spital po nuk u krye ai operacion..Kaam nevoje per ndihmen tuaj. Ministria nuk po na perfill. Ju lutem.publikojeni. Vellai im ka vetem nje muaj jete. Ju lutem,ju lutem na ndihmoni. 0675684405 Blerim Bicaku quhet vellai qe kujdeset. Vellai ndodhet tek spitali ushtarak, kati i dyte dhoma 4.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar babain e dy fëmijëve, familja ka vendosur në dispozicion numrin e llogarisë në “Credins Bank” në emër të Bujar Bicakut në Euro

Gjithsashtu familjarët e 33-vjeçarit kanë hapur edhe një llogari në "GoFundMe", ku të gjithë mund të kontribuojnë që edhe Bujari të ketë mundësinë të jetë pranë familjes dhe fëmijëve të tij të mitur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit