JOQ Albania
Home

48 vite diferencë/Aktorja turke martohet me miliarderin 80-vjeçar: Dashuri me shikim të parë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dashuria është e verbër, nuk thonë kot. Ajo nuk njeh ngjyrë, moshë, etmi dhe thuajse asgjë. Këtë e ka vërtetuar edhe një herë martesa e aktores turke 32-vjeçare Meltem Miraloglu, me një biznesmen amerikan, emri i së cilit është Patrick.

Çifti duket se janë kurorëzuar në fshehtësi të plotë dhe Meltemin nuk e ka shqetësuar aspak diferenca e madhe me bashkëshortin e saj 80-vjeçar. Ata kanë gjëtur lumturinë në krahët e njëri-tjetrit dhe po shijojnë të lumtur martesën.

Mediat turke shkruajnë se kjo martesë i ka ndryshuar tërësisht jetën aktores, e cila u bë e njohur përmes interpretimit në serialin “Jeta vazhdon”. Sipas mediave të huaja, në vendin e saj Meltem jetonte në gjendje të vështirë ekonomike.

Ajo është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin fillimisht. Pas dhunës së vazhdueshme nga ai, e reja është larguar nga i dashuri dhe ka ndisur punë si kamariere në një restorant, ku edhe është njohur me bashkëshortin aktual.

Pas publikimit të fotove aktoja ka thyer heshtjen duke u shprehur:

Dallimi në moshë nuk është problem. Ai ka një zemër shumë të re. Mua nuk më intereson pasuria e tij dhe shtetësia amerikane. Ishte thjesht një dashuri me shikim të parë".