JOQ Albania
Home

E “detyruan” të konsumonte kotoleta pule, gruaja denoncon në polici miqtë e saj
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një grua vegjetariane ka denoncuar në polici miqtë e saj, pasi ata i servirën një ushqim që në përbërjen e tij kishte mish pule.

Gruaja, e cila ka preferuar të mbetet anonime, pretendon se ishte në një festë kur miqtë e saj menduan se do të ishte "gallatë" për ta ushqyer me mish.

Ajo tregoi përms një postimi në forumin Reddit se ishte e dehur në një festë, kur miqtë e saj realizuan shakanë me të.

Ajo shkroi: 

Fola me ta dhe iu thashë, a është vegjetariane? Ndërsa miqtë e mi m’u përgjigjën: Po. Janë "kotoleta vegjetariane". Ato më shijuan, por më pas kuptova që isha dehur dhe kisha bërë një gabim.

Gruaja amerikane, e cila nuk ka konsumuar mish dhe nënproduktet e tij që kur ishte foshnjë, tha se e kuptoi shakanë të nesërmen, pasi i kishte dalë pija.

Miqtë e saj e kishin publikuar videon e shakasë me të në Snapchat. Ajo shtoi se ata po talleshin me të dhe po bënin sikur po qanin.

Vegjetariania tha se regjistroi shkarkoi videon dhe shkoi në polici për të denoncuar miqtë e saj.

Ajo shtoi më tej në postim se tre nga miqtë e saj janë akuzuar për "ngatërrim të ushqimit", ndërsa kërkoi që përdrouesit e Reddit të ndajnë mendimin e tyre për incidentin.

Burimi: Standard|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/