JOQ Albania
Home

Mali i Zi i bën “gjëmën” qeverisë shqiptare për shkak të incidentit mjedisor në lumin e Bunës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria e Malit të Zi i ka dorëzuar sot notë proteste palës shqiptare për shkak të incidenteve mjedisore të ndodhura së fundmi në lumin Buna.

Në njoftimin zyrtar në faqen e Ministrisë së Turizmit sqarohet se këto incidente dëmtojnë imazhin e këtij destinacioni prestigjoz turistik.

Ndër të tjera në deklaratën zyrtare thuhet se:

Në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, Qeveria e Malit të Zi, në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, ka insistuar në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, duke bërë thirje për kujdes të përbashkët për pasuritë natyrore. Prandaj, pala malazeze është e detyruar të informojë të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë, me anë të një procedure zyrtare emergjente.

Ky reagim i qeverisë së Malit të Zi vjen pas incidenteve të krijuara në lumin Buna, ku dyshohet se nga territori shqiptar janë hedhur kafshë të ngordhura dhe sende plastike të cilat kanë pushtuar bregun malazez të lumit.

 

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/