JOQ Albania
Home

Senatorja e Partisë Socialiste akuzon hapur Ramën: “Je i paaftë për të zgjidhur kriza”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/10/2019 20:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste ndër vite, Arta Dade, jep arsyet se përse kriza politike në Shqipëri thellohet për ditë e më shumë.

E ftuar në Ora News, Dade tha, se Rama ka treguar se është i paaftë për të zgjidhur kriza dhe për të zhbllokuar situata.

Ajo shprehet:

Vazhdojmë të jemi në qerfullin e krizës do të na kushtojë patjetër, përveç rezultateve të munguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, patjetër që neve nuk dalim në një dritë të mirë si një vend që kemi marrë statusin e vendit kandidat. Në paaftësinë tonë për të zgjidhur krizat. Në paaftësinë tonë për të relaksuar komunikimin pozitë-opozitë dhe për të zhbllokuar konfliktualitetin politik".

Sipas saj, kriza politike është arsyeja kryesore se pse procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka mbetur në vend numëro. Dade thekson se, është mazhoranca ajo që duhet të interesohet më shumë për të zgjidhur krizën.

Ajo thotë:

Për fat të keq kjo nuk është bërë dhe kryeministri ka dalë në dritën e paaftësisë për të zhbllokuar situata sepse në krizë mund të jenë edhe vendet e tjera. Në Itali u kapërcye një krizë. Edhe Kosova zgjidhi një krizë duke dhënë dorëheqjen Haradinaj. E përshëndes që tha unë ia dorëzova mandatin popullit."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/