JOQ Albania
Home

Arrestimet nuk ndalin banorët e “Unazës së Re”, protesta e tyre vijon
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/10/2019 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arrestimet e bëra nga policia nuk mjaftojnë për të ndalur protestën e banorëve të Unazës së Re. Ata nuk janë trembur dhe kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën. Nuk ka munguar edhe hedhja e flakadanëve, diçka e cila ka bërë që të ndërhyjnë edhe forcat e policisë.

Protesta e tyre ka një vit që po mbahet. Edhe sonte, banorët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit duke kundërshtuar projektin  që prek banesat dhe bizneset e tyre, një projekt të cilin ata e konsiderojnë si korruptiv.

Policia vuri në pranga tre persona që akuzohen për “bllokim rrugësh” që tashmë konsiderohet një vepër penale. Paraditen e sotme protesta u zhvendos para drejtorisë së policisë ku u kërkua lirimi i personave të arrestuar.

Pjesë e protestës së banorëve janë bërë sërish edhe disa përfaqësues të opozitës jo parlamentare.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/