JOQ Albania
Home

Holanda kundër Shqipërisë, çelja e negociatave duket larg
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/10/2019 19:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Holanda me sa duket nuk ka në plan që të japë dritën jeshile që Shqipërisë t’i çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Paraditen e sotme, tre deputetë, depozituan në parlamentin holandez tre mocione bllokuese për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit BE- Shqipëri, shkruan syri.net.

Këto mocione kërkojnë që qeveria holandeze t’i thotë “JO” hapjes së negociatave për vendin tonë.

Edhe pse Holanda vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për t’u afruar sa më shumë me BE, sërish deputetët theksojnë se duhet bërë akoma më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë vendimi përfundimtar i qeverisë holandeze do të merret në 18 tetor. Shqipëria pret njëkohësish edhe votën e Francës. Një “PO” e Francës mund të ndikonte edhe në qëndrimin e Holandës por gjasat për një përgjigje pozitive të francezëve janë shumë të pakta.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/