JOQ Albania
Home

Ofensiva në Siri, Erdogan kërcënon hapur Europën: Do ju sjellim miliona emigrantë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërhyrja e Turqisë në Siri u shoqërua me kritika të ashpra nga ndërkombëtarët, të cilët u shprehën se askush nuk ia dha dritën jeshile për një veprim ndërmarrjen e një veprimi të tillë.

Jo më larg se dje, Presidenti amerikan paralajmëroi Erdogan se do ta shkatërrojë ekonominë e Turqisë nëse forcat e saj vazhdojnë të dëmtojnë popullatën civile.

Ndërkohë reagime të shumta pati edhe nga vendet e BE-së, të cilët e dënuan ofensivën e ushtrisë turke në Siri.

Së fundmi, pas këtyre kritikave, ka reaguar edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai ka ‘kërcënuar" Europën që të mos ndërhyjëm ose në të kundërt do të dërgojë drejt kontinentit europian 3.6 milionë emigrantët që strehon Turqia.

Erdogan u shpreh: 

Hej Bashkimi Europian, mblidhe veten! Po e përsëris edhe një herë. Nëse përpiqesh ta etiketosh këtë operacion si një pushtim, është shumë e thjeshtë. Ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë refugjatët drejt Europës. Që prej fillimit të operacionit, 109 terroristë janë ekzekutuar deri më tani. Si të gjitha operacionet e ndërmarra nga Turqia, qëllimi i “Pranverës së Paqes” është të kontribuojë në integritetin territorial e politik të Sirisë."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/