JOQ Albania
Home

Flet burri i parë i Marsidës: Sa i takon jetës së saj, janë gjera personale
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/10/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Babai i dy fëmijëve të Marsida Qatjas, E.S ka deklaruar se prej katër vitesh ai është ndarë nga Marsida me marrëveshje por vijon që të ruajë një raport të mirë me të.

Për Panoramën, ai thotë se në momentin e ngjarjes, djali dhe vajza kanë qenë në shtëpinë e tij.

Ai shprehet:

 Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale.”

Ndërkohë ai foli edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi. Ai u shpreh se nuk ka njohje personale me asnjërin prej tyre.

Ndër të tjera ai theksoi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të.

Ai shprehet:

Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/