JOQ Albania
Home

Flet gjyqtarja që dënoi me 15 vite burg Albin Kurtin: Ishte një “nacionalist ekstrem”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/10/2019 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykatësja serbe Danica Marinkovic, ka rrëfyer në një televizion në Beograd momentin kur ajo ka dënuar Albin Kurtin me 15 vite burg në vitin 1999, pasi ky i fundit ishte arrestuar në Prishtinë gjatë bombardimeve.

Ajo ka dënuar shumë persona por Kurtin e kujton për faktin se ai ishte një “nacionalist ekstrem”. Gjyqtarja thotë se ai kishte mohuar shtetësinë serbe dhe kishte thënë se ishte një shtetas i Republikës së Kosovës edhe pse shteti i Kosovës nuk ekzistonte në atë kohë.

Ajo shprehet:

Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfundimin se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar,  e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës , pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës.  Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës”.

Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK-së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes, shkruan faxweb.

Ndër të tjera ajo kujton edhe momentin kur Albin Kurti thekson se ai kurrë nuk do bëhej pjesë e ushtrisë serbe pasi ishte pjesë e UÇK-së.

Ajo thotë:

 Ai i është bashkuar UÇK-së në vitin 1998, dhe ai më tha mua mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/