JOQ Albania
Home

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Shijak, ndërron jetë edhe shoferi i dytë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 18:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shijak, ku një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Së fundmi është raportuar se ka ndërruar jetë edhe i plagosuri, për shkak se nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

Të dy viktimat ishin drejtuesit e secilës prej makinave të përfshira në aksidentin e rëndë të regjistruar në fshatin Hardhishtë.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë 44-vjeçari M. Tuda dhe 44-vjeçari me iniciale N.H.

Dyshohet se njëri prej mjeteve udhëtonte në drejtim të kundërt, gjë e cila ka sjellë përplasjen fatale, pasi vendi ku janë aksidentuar dy mjetet nuk kishte fushëpamje.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/