JOQ Albania
Home

Depresioni tek shqiptarët, mjekët japin alarmin: Fëmijët janë më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të shëndetit mendor
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 17:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Problemet e shumta socialo-ekonomike dhe niveli i lartë i papunësisë, kanë shkaktuar rritjen në shifra alarmante të personave të prekur nga depresioni dhe stresi në Shqipëri.

Sipas mjekëve, një në katër persona të rritur është i rrezikuar për t’u prekur gjatë gjithë jetës nga depresioni.

Por problemi më i madh janë fëmijët, të cilët janë shumë të rrezikuar, pasi janë më të ndjeshëm dhe pasojat në shëndetin e tyre mendor janë më të rënda.

Rreth 15% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet mendore.

Shenjat kryesore të cilat manifestohen tek fëmijët e prekur nga depresioni janë rënia nga mësimet, çrregullimi i sjelljes dhe mbyllja në vetvete.

Mjekët apelojnë se nëse prindërit konstatojnë të tilla shenja tek fëmijët e tyre, nuk duhet t’i fshehin rastet për shkak të turpit.

Sipas statistikave, ka një shtim të frikshëm të përhapjes së depresionit në popullatë, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Psikologët dhe ekspertët vlerësojnë se në vitin 2020, sëmundjet e shëndetit mendor do të zënë vendin e parë në botë për numrin e lartë të të prekurve.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/