JOQ Albania
Home

Flet halla e Marsidës: Është martuar që 14-vjeç, familja s’dinte gjë për lidhjen me viktimën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2019 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja vijojnë të zbulohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak pas mesnate në Kavajë ku një person humbi jetën dhe një polic mbeti i plagosur.

Ndërsa më herët ka folur gjyshi i ‘mollës së sherrit’, Marsida Qatjas i cili ka thënë se e ka rritur me sakrifica dhe se nuk dinte gjë për marrëdhënien e saj, tashmë ka reaguar edhe halla e 30-vjeçares.

Ajo pohon se familjarët e Qatjas nuk kanë pasur dijeni për lidhjen e Marsidës me viktimën Dritan Haxhollin.

Duke folur për mediat, ajo ka thënë :

 Marsida është martuar që 14-vjeç, me burrin e parë ka dy fëmijë ndërsa me të dytin 1 djalë. Nuk e dinim që kishte lidhje me Dritanin. Personat që ishin në banesë, nuk i njohim”.

Kujtojmë këtu që Qatja është nënë e tre fëmijëve, të cilët ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në Gjermani prapa hekurave.

Mesa duket Marsida ka pasur lidhje jashtëmartesore me Haxhollin, i cili humbi jetën, por dyshohet gjithashtu që të ketë lidhje edhe me efektivin e policisë Bledar Toçi, i cili e qëlloi me armën e shërbimit Dritanin që kishte hapur zjarr me kallashnikov.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/