JOQ Albania
Home

I shkrumbuan “Range Rover-in”, reagon Dritan Leli: S’më intereson, kam vëllanë rëndë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2019 14:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku “Range Rover”-i i tij u shkrumbua nga flakët, orët e para të mëngjesit.

Përmes një bisede telefonike për Mapo-n Leli ka thënë se nuk intereson fare ngjarja pasi ka një problem familjar.

Ai u shpreh:

Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur.”

Kujtojmë se autmojeti i tipit “Range Rover” u u përfshi nga flakët rreth orës 04:00. Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku banon shoferi i Dritan Lelit, në lagjen “Lef Sallata”

 

Njoftimi i policisë

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.
Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/