JOQ Albania
Home

Flet gjyshi i Marsidës: E kam rritur me sakrifica
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2019 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr për arsye xhelozie ka përfunduar me pasoja të rëndë në Kavajë.

Dritan Haxholli, 41-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish të dashurës nuk është emër i panjohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më parë.

Si duket, shkak i ngjarjes së rëndë është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri prapa hekurave në Gjermani) dhe nënë e 3 fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin.

Por, kjo nuk është pranuar nga ky i fundit. 41-vjeçari kishte shkuar në banesën e saj, ku ndodheshin edhe 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, dhe hapi zjarr me kallashnikovin që kishte me vete.

Ndërkohë, për mediat ka folur edhe gjyshi i 30-vjeçares Qatja i cili tha se dëgjoi në mediat për ngjarjen e rëndë, por nuk e dinte se kush ishte.

Isuf Llulla në një intervistë për mediat deklaroi se nuk ishte në dijeni të shqetësimeve që kishte Qatja me Haxhollin, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa burri i saj vuan dënimin në burg në Gjermani.

Intervista:

Kishte pasur kërcënime më parë Marsida?

Jo s’më ka thënë gjë. Se po ta dija, ndoshta do i dilnim kësaj të keqe përpara. S’më ka thënë gjë.

Jeni gjyshi?

Po gjyshi i Marsidës.

Me kë jetonte Marsida?

Vetëm me 3 fëmijët. Ka dy fëmijë nga burri i parë dhe 1 nga burri i dytë. Ka 3 vjet e martuar. Ai është në Gjermani. Di që ajo ka shkuar disa herë në Gjermani.

Ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën? A e ka kërcënuar ndonjëherë? A e ka denoncuar?

Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S’më ka thënë.

Si i keni marrëdhëniet me Marsiden?

Si i kam marrëdhëniet?! Unë e kam rritur me sakrifica.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/