JOQ Albania
Home

‘Fut e bjer’ shokut për cigare, procedohen 5 adoleshentët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2019 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e publikuar vetëm pak ditë më parë nga JOQ ALBANIA tronditi rëndë opinionin publik, teksa shihej qartë se si disa adoleshentë ushtronin dhunë mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta.

Tre adoleshentët që nuk ishin më shumë se 12-13-vjeçarë, dhunonin bashkëmoshatarin e tyre. Njëri prej tyre e mbante viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasnin. Një preson i katërt filmonte sherrin e rëndë.

Lidhur me publikimin e videos ka reaguar edhe policia, e cila njofton se ka proceduaar në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim pesë adoleshentë të moshës 15-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/