JOQ Albania
Home

Djegia e makinës së Dritan Lelit, banori: S’na kanë ngacmuar as në ’97-ën, s’dëgjuam gjë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm, në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët automjeti i kryetarit të bashkisë, Dritan Lelit. Siç mësohet, makina është shkrumbuar e gjitha, e bashkë me të, dhe një automjet tip Ford që ndodhej aty pranë.

Automjeti ishte parkuar në lagjen “Lef Sallata”, pranë me banesën e shoferit të Dritan Lelit. Një prej dëshmitarëve në vendngjarje, i cili ka parë i pari automjetin duke u shkrumbuar, ka treguar se nuk kanë dëgjuar zhurmë.

Ai thotë për TCH se ishte ngritur rreth orës 4:30 dhe ka parë tymin në majë. Fillimisht ka menduar se ishte djegur automjeti i të birit, por më pas ka kuptuar se bëhet fjalë për një makinë tjetër.

Burri, i cili është tregtar fruta-perimesh, tregon:

Kur dola nga shtëpia, flaka në majë. U dogjën 2 makina. Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Këtu është qetësi e madhe. S’na kanë ngacmuar në ’97-ën. Aty është vendi i makinës që e lë djali. Unë dola për të parë makinën që u dogj. Zhurmë s’dëgjuam, gjë s’dëgjuam. Këtu është dritë”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/