JOQ Albania
Home

Messi lë pa fjalë gazetarin: Kam pesë muaj që nuk flas me presidentin e Barcelonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/10/2019 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ylli argjentinas ka dhënë një intervistë për “RAC1”, ku ka rrëfyer edhe mardhënien që ka me presidentin Bartomeu.

Argjentinasi ka surprizuar jo pak me përgjigjen e tij, teksa është shprehur se janë bërë pesë muaj,që nuk ka folur me numrin një të klubit katalanas.

Leo tregoi:

Që nga eliminimi ndaj Liverpool nuk kam folur më me presidentin. Unë nuk kam asnjë problem me të. Pse duhet të flasim, kur nuk ka probleme?! Ndonjëherë na kërkon ndonjë mendim për ndonjë çështje të caktuar”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/