JOQ Albania
Home

Banorët e Astirit sulmojnë policët tek Drejtoria e Tiranës, tentojnë të hyjnë brenda godinës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2019 11:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e “Astirit” që protestojnë kundër prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Re, kanë marshuar për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Situata është tensionuar dhe protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të drejtorisë.

Gjatë shtyrjeve me policinë, ata kanë thyer edhe njërën nga dyert e Policisë së Tiranës. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së Forcave Shqiponja dhe ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe LSI, Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari.

Banorët janë shumë të revoltuar nga arrestimi i dy banorëve pa asnjë arsye. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm u arrestuan Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Ilir Katiraj është personi që qëlloi me këpucë Ramën tek spitali. Ndërsa, Gramozi ka qënë duke pirë kafe në mëngjes dhe më pas do të ikte për në punë. Ndërkohë, i janë paraqitur punonjës të policisë, dhe i kanë arrestuar.

Përballë Drejtorisë së Policisë kanë mbërritur edhe ish-deputetë të tjerë të opozitës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/