JOQ Albania
Home

Qëlloi Edi Ramën me këpucë, policia nis arrestimet e banorëve të “Astirit”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2019 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej afro 1 viti, banorët e Astirit protestojnë për projektit e rrugës që prek banesat e tyre. Çdo mbrëmje banorët e Astirit bllokojnë rrugën pasi kjo është mënyra e vetme për të parandaluar shembjen e shtëpive të tyre.

Ndërsa mëngjesit e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve për protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Mësohet se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Ilir Katiraj është personi që qëlloi me këpucë Ramën tek spitali. Ndërsa, Gramozi ka qënë duke pirë kafe në mëngjes dhe më pas do të ikte për në punë. Ndërkohë, i janë paraqitur punonjës të policisë, dhe i kanë arrestuar.

Pas kësaj banorët e Astirit kanë marshuar në drejtim të drejtorisë së Policisë në Tiranë. Sapo kanë mbërritur ata janë konfliktuar me policinë që ishte në hyrje të godinës.