JOQ Albania
Home

Policia arreston dy prej protestuesve tek “Astiri”, njëri prej tyre qëlloi Ramën me këpucë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy personat, të cilët kanë qenë edhe ndër më të aktivizuarit në protestat e zhvilluara në zonë ne Astirit në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Të arrestuarit janë Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Gjithashtu raportohet se në komisariat është shoqëruar edhe pronari i lokalit ku ndodheshin dy banorët e zonës së Astirit. Mësohet se Gramozi ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit dhe do të ikte në punë në momentin që i janë vënë prangat. Ilir Katiraj është personi që qëlloi Ramën me këpucë te spitali i Traumës.

Banorët bëjnë me dije se do të fillojnë protestat brenda një ore. Mirëpo, me ndryshimet e reja të bëra në kodin penal, bllokimi i rrugës, gjë të cilën banorët e bënin në shenjë proteste, tashmë përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në burgim.

Nuk dihet ende se si do të zgjidhet problemi i banorëve të Astirit, të cilëve u është thënë se do t’u prishen banesat për të ndërtuar rrugën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/