JOQ Albania
Home

Zbardhet ngjarja në Kavajë/ Ish i dashuri i vajzës ka hapur zjarr i pari, polici i është kthyer me armën e shërbimit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2019 9:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kavajës ka dhënë informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnatës në Kavajë.

Sipas policisë, ka qenë viktima, Dritan Haxholli ai që ka qëlluar i pari mbi policin e burgut Bledar Toçi.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe më pas ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka hapur zjarr.  Si pasojë ka humbur jetën Haxholli i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës pa shenja jete.

Konflikti thuhet të ketë nisur në shtëpinë e një vajze në lagjen nr. 2 në Kavajë.

Thuhet se Dritan Haxholli ishte ish i dashuri i vajzës, identiteti i së cilës nuk dihet ende, dhe kishte shkuar tek banesa e saj për t’u sqaruar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/