JOQ Albania
Home

E rëndë në Kavajë/ Një person humb jetën me plagë plumbi, plagoset efektivi i policisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2019 8:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Një person njoftohet të jetë plagosur dhe një tjetër ka ndërruar jetë.

Personi i plagosur, në rrethana ende të paqarta, thuhet të jetë një efektiv policie. Ky i fundit është paraqitur në spitalin e Kavajës rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Efektivi rezulton të jetë i plagosur me armë zjarri.

Sa i përket personit që ka humbur jetë, edhe ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbërritur i pajetë në spitalin e Traumës rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/