JOQ Albania
Home

Shkrumbohet në 4 të mëngjesit makina e kryebashkiakut të Vlorës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/10/2019 7:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Automjeti me të cilin udhëton kreu i bashkisê së Vlorës, Dritan Leli, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Lef Sallata", ku makina në pronësi të bashkisë ka qenë e parkuar. Zyrtarisht mësohet se automjeti tip Range Rover ishte parkuar pranë pallatit të shoferit të Lelit.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tip Ford, i parkuar pranë Range Roverit të kryebashkiakut.

Të dyja makinat janë djegur plotësisht, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet që kanë çuar në zjarrvënie.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen "Lef Sallata" Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/