JOQ Albania
Home

U hodh nga 800 metra lartësi, 35-vjeçari vdes tragjikisht pasi nuk i hapen parashutat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 35-vjeçar, pjesë e ekipit të shpëtimit në aviacionin rus, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mikhal Prokhorov, humbi jetën teksa u hodh nga një lartësi prej 800 metrash, pasi asnjë prej parashutave të tij nuk u hap.

Pamjet e rënda tregojnë momentin kur Mikhail hidhet nga helikopteri Mi-8 në Rusi.

Ai gjeti vdekjen e menjëhershme pasi ra në tokë.

Kur parashuta kryesore e tij nuk arriti të hapej gjatë hedhjes, ai u përpoq të përdorte rezervën, por as ajo nuk u hap, duke shkaktuar aksidentin fatal për 35-vjeçarin.

Mikhail kishte eksperiencë të gjatë në ekipin e shpëtimit rus në Urale dhe kjo ishte hedhja e tij e 35-të nga lartësia.

Autoritetet ruse nisën një hetim mbi vdekjen e 35-vjeçarit.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, miku i tij i ngushtë Stanislav Kiselev shkroi:

Miku im i mirë Mikhail Prokhorov vdiq. Ai ishte një njeri i shkëlqyer dhe i sjellshëm, gjithmonë i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve. Me punën e tij, ai ka shpëtuar shumë jetë njerëzish. Mikhail, ti do të jesh përgjithmonë në zemrën time!"

Burimi: Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/