JOQ Albania
Home

“Nuk shkëputet dot nga aventura e Thaçit”, Albin Kurti “shuplakë” Ramës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/10/2019 0:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur për raportet e tij me kryeministrin Rama, ku prej disa kohësh marrëdhënia e tyre politike ka pësuar një krisje të madhe.

I ftuar mbrëmjen e djeshme (9 tetor) në emisionin "Opinion", Kurti zbuloi për herë të parë shkakun e prishjes së raporteve me kryeministrin shqiptar.

Ai tregoi se fillimisht kanë qenë miq, por kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak se Rama mbajti krahun e presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Kreu i VV-së u shpreh:

I kemi pasur raportet të mira dikur, por jo kohët e fundit. Dua që t’i përmirësoj ato raporte. Kjo thyerje erdhi si pasojë e afrimit të tij me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Pas një proteste masive që ne mbajtëm në Prishtinë ai mbajti krahun e tij. Ai nuk shkëputet dot nga afeksioni dhe aventura e Thaçit për shkëmbim territoresh. Ka folur me Ramën edhe personalisht. Nuk ka lidhje me krijimin e Vetëvendosjes në Tiranë."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/