JOQ Albania
Home

Përleshje masive në qytetin shqiptar, 15 familjarët “kacafyten” me njëri-tjetrin për pasurinë që u ndau babai
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 22:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një përleshje masive ka ndodhur në komunën e Rahovecit në Kosovë.

Sipas mediave kosovare mësohet se në sherr janë përfshirë 15 persona, mes tyre edhe gra.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një rrugicë, ku ende mund të shihen njollat e gjakut të pranishme.

T7 raporton se konflikti ndodhi mes vëllezërve Neziri, pasi një prej tyre vendosi të mos lejonte të tjerët të kalojnë.

Një prej vëllezërve, Xhemë Neziri tregoi se problemet mes vëllezërve kishin nisur që prej 50 vitesh, kur babai i tyre iu ndau pasurinë.

Policia e Gjakovës konfirmoi se në përleshjen masive janë përfshirë 15 persona, gjashtë prej të cilëve janë shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Ndërkohë, 5 persona janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/