JOQ Albania
Home

“Filluan zogjtë të fluturojnë”, qytetari denoncon eksportin e “mallit” me aeroplan
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 19:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale.

Së fundmi, një qytetar i ka dërguar ish-kryeministrit një foto ku shihet një aeroplan i vogël duke fluturuar mbi malin e Shebenikut në Librazhd.

Berisha shkruan se vijon eksporti i "mallit" nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

Vazhdon me sukses eksporti i mallit nga narkoshteti i Edvin Mafise! sb
Prsh zoti Sali Berisha fillun zogjte te fluturojne ne malin e Shebenikut

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për avion me lëndë psikoaktive, por gjatë viteve të fundit transporti i "malli" përmes aeroplanëve të vegjël është kthyer në një trend në vendin tonë.

Bujë të madhe bëri në vitin 2014 rasti i aeroplanit që u rrëzua në Divjakë, i cili shërbente për transportin e lëndëve psikoaktive dhe drejtohej nga piloti italian, Giorgio Reformato.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/