JOQ Albania
Home

E rëndë në Shkodër, makina përplas 10-vjeçarin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një automjet pasditen e sotme në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ka ndodhur tek ish-Zdrukthkasht.

Fëmija ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin RAjonal Shkodër, ndërsa drejtuesi i mjetit, 37-vjeçari E.H., është shoqëruar në komisariatin e Policisë në Shkodër.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/