JOQ Albania
Home

Tromakset sulmuesi argjentinas, e telefonojnë dhe e kërcënojnë me vdekje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/10/2019 18:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi argjentinas, Ramon Abila është duke kaluar momente të vështira, pasi së fundmi është kërcënuar me vdekje nëpërmjet një telefonate.

Mediat argjentinase raportojnë se të premten në mbrëmje sulmuesi Boca Juniorsit, ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe ka marrë një kërcënim të frikshëm që e ka shqetësuar shumë.

Në telefonatë atij i përmendën bashkëshorten dhe djalin, ndërsa më pas i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte.

Ky informacion i kërcënuesve e ka shokuar akoma më tepër 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/