JOQ Albania
Home

Meteorologët ngrejnë alarmin: Përgatituni për dimrin më të ftohtë në 8 vitet e fundit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/10/2019 13:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Muajt e dimrit që po vinë do të jenë muajt më të ftohte të tetë viteve të fundit. Acari dhe i ftohti ekstrem pritet të përfshijë Europën, Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë gjatë stinës së dimrit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor por në fillim të Janarit.

Meterologët thonë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht dhe muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relativisht të larta duke lëvizur midis vlerave 12-17 gradë Celcius.

Temperatura ekstremisht të ulëta do të përfshijnë edhe Shqipërinë në fillim të muajit Janar.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Sipas meteorologut amerikan Todd Craëford, pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/