JOQ Albania
Home

Pas 3 muajve në gjendje kome se e përplasi makina, Renisi niset drejt Turqisë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/10/2019 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Renis Muça, 14 vjeçari i cili qëndroi për tre muaj në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Turqi. Paratë për të mundësuar kurimin e 14 vjeçarit janë mbledhur në mënyrë vullnetare nga të afërm, familjarë dhe persona të panjohur, të cilët janë prekur pas apelit të bërë në media nga prindërit e të riut.

Sa i takon reagimit të ministrisë së Shëndetësise, ka qenë si përherë shumë i vakët. Ministria jonë u justifikua me faktin se ka bërë kërkesë me shkrim në disa spitale shtetërore në Turqi, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.

Edhe pse familja e dërgoi privatisht në Ankara, paratë mjaftojnë vetëm për disa muaj kurim, kështu që prindërit e Renisit bëjnë sërish thirrje për ndihmë.

Risultati immagini per renis muca

Historia e Renisit filloi më 17 korrik të 2019-ës, kur ai u përplas nga një makinë që lëvizte më shpejtësi, në unazën e vogël. Adoleshenti ndërkohë po lëvizte me biçikletë dhe sipas familjarëve ndodhej te vizat e bardha, ndërsa makina drejtohej nga një 18-vjeçar.

Policia e arkivoi aksidentin si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pa specifikuar pasojat te fëmija i aksidentuar. Që nga ai moment Renisi ra në koma dhe mjekët e Traumës arritën ta mbanin në jetë pavarësisht plagëve të rënda.

Prindërit e tij, denoncuan në “Neës24”, mungesën e kushteve minimale në dhomën e pavionit të katit të 3, ku 14-vjeçari po qëndronte pas ndëryrjes kirurgjikale.

Pas pamjeve shokuese, spitali e ktheu adoleshentin në shërbimin e reanimacionit.