JOQ Albania
Home

De Biazi te Sampdoria? E konfirmon edhe vetë trajneri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/10/2019 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhani De Biazi mund jetë trajneri i ri i Sampdorias në Serinë A. Pas largimit të Eusebio Di Franceskos, ky klub po kërkon një teknik të ri dhe emri i De Biazit është në listën e të preferuarve.

Lajmin e konfirmon edhe vetë ish-trajneri i kombëtares kuqezi i cili thotë se është në negociata me drejtuesit e klubit, por ende nuk është vendosur përfundimisht.

De Biazi u shpreh:

Ishte një drekë mes miqsh, në të cilën u fol për punë. Nuk duhet ta ekzagjërojmë. Mos e thoni që unë do jem trajneri ardhshëm i Sampdorias, pasi kjo gjë nuk është korrekte. Kompania është duke bërë vlerësimet e veta dhe merr në shqyrtim disa kandidatë, ndër të cilët jam edhe unë, gjë që më bën krenar”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/