JOQ Albania
Home

Baba për herë të parë, ky është kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së Granitit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/10/2019 11:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Granit Xhaka, futbollisti i njohur shqiptar, dy ditë më parë u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja, Leonita, mirpritën në këtë botë vogëlushen e tyre.

Të gjithë në familjen e Granitit dhe Leonitës janë shumë të lumtur për këtë ëngjëll të vogël që ka hyrë në shtëpinë e tyre. Vogëlushja është quajtur nga prindërit Ayana. Ky do të jetë emri që ajo do të mbajë dhe ka një kuptim mjaft të veçantë.

Ayana është një emër indirekt Kur’anor për vajzat që nënkupton një vajzë e cila ka sy të mëdhenj dhe që është e mprehtë. Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an.

Ndërkohë, në kulturën etiopiane, i njëjti emër nënkupton një ‘lule të bukur’. Xhaka dhe bashkëshortja e tij janë shprehur shumë të lumtur me ardhjen në jetë të vajzës, ndërsa postuan dhe një foto me duart e tre anëtarëve të familjes.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/