JOQ Albania
Home

Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja çfarë parashikojnë yjet për këtë mërkurë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 1:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 9 tetor 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Këtë të mërkurë do të keni mundësinë të zgjidhni problemet e fundit që keni pasur me partnerin. Përpiquni të dialogoni e të flisni hapur me personin e zemrës, në mënyrë që të largoni çdo keqkuptim mes jush. Nëse mendoni që keni bërë gabime, mos kini frikë t’i thoni gjërat ashtu siç janë. Mos u shqetësoni, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Sinqeriteti është gjithmonë miku më i mirë i dashurisë. Përmirësime të dukshme do të keni edhe në aspektin profesional, veçanërisht gjatë fundjavës.

Demi: Yjet ju këshillojnë që ditën e sotme të bëni pak pushim, pas ditëve të gjata me plot angazhime që keni kaluar së fundmi. Keni nevojë për pak relaks për të rimbushur bateritë tuaja, edhe nëse ka ende gjëra që nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Thjesht ju nevojitet një shkëputje e përkohshme për të marrë energjitë e mjaftueshme për të menaxhuar me sukses situatën në të cilën ndodheni. Mund të keni disa tensione të papritura në dashuri, për shkak të Venusit në kundërshtim me shenjën tuaj. Qartësoni të gjitha marrëdhëniet, jo vetëm me partnerin. Sa i përket aspektit financiar do t’ju shtohen të ardhurat ekonomike gjatë ditëve në vijim.

Binjakët: Sot do të jetë dita juaj me fat në dashuri, pasi yjet do t’i keni në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt. Një person që keni njohur kohët e fundit dhe ju duket interesant, mund të shndërrohet në diçka të rëndësishme. Do të përfshiheni nga një entuziazëm dhe dëshirë e madhe për të bërë mirë, por për ta arritur këtë gjë, duhet të hiqni nga vetja dembelizmin dhe mospërfilljen që ju ka karakterizuar kohët e fundit. Keni shumë angazhime, por përpiquni të mos lodheni shumë.

Gaforrja: Yjet ju sugjerojnë që këtë të mërkurë të shprehni lirshëm emocionet dhe ndjenjat tuaja. Thuajeni gjithmonë atë që mendoni dhe jini të sinqertë, pavarësisht nëse kjo mund të duket mirë apo keq në sytë e të tjerëve. Bëni kujdes me zemërimin, pasi nuk duhet të shprehni emocionet negative, pasi mund të adresoni disa gjëra  të rënda ndaj disa personave që mbase "ua kanë sjellë në majë të hundës". Thjesht tregohuni spontanë nëse përballeni me të tillë persona. Ndjenjat dhe emocionet duhet t’i shprehni me ata që ju duan dhe vlerësojnë për atë që jeni. Pritet që të keni një përmirësim në aspektin sentimental, veçanërisht nëse keni pasur disa keqkuptime të vogla gjatë kohëve të fundit.

Luani: Sot do të jetë një ditë përgjithësisht pozitive për shenjën tuaj. Pasi java nuk nisi në mëyrën më të mirë të mundshme, kjo e mërkurë do të sjellë balancën e duhur në aspektin profesional dhe atë sentimental. Gjithashtu në punë mund t’ju ofrohen disa mundësi interesante, që nuk do të dëshironit t’ju iknin nga duart. Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj jave të shmagni njerëzit negativë, që s’bëjnë asgjë tjetër, veçse ju humbin kohët tuaj.

Virgjëresha: Dita e sotme nuk do të jetë ajo që prisnit. Mund të ndiheni shumë të lodhur e stresuar, pasi kohët e fundit keni kryer angazhime të shumta si në aspektin profesional, ashtu në atë personal. Mund të ndiheni të rënduar psikologjikisht dhe fizikisht për shkak të kësaj lodhjeje. Mundohuni të relaksoheni, kushtojini pak kohë vetes tuaj. Një udhëtim i këndshëm do të ishte zgjidhje ideale që do t’ju ndihmonte për ta menaxhuar më së miri këtë situatë me të cilën përballeni.

Peshorja: Parashikohen probleme të shumta financiare dhe profesionale këtë të mërkurë. Ju shpesh mendoni se mund të gaboni në hapat që ndërmerrni dhe për këtë shkak nuk ndjheni të lirë të veproni. Keni ende çështje të mëdha që duhet të zgjidhen, veçanërisht në aspektin ekonomiko-financiar. Ndonëse për shumicën prej jush në aspektin sentimental gjithçka po shkon vaj, kjo situtë e sikletshme po ju lë pa gjumë dhe nuk po ju jep qetësinë e duhur për të shijuar plotësisht dashurinë. Megjithatë, gjatë kësaj jave do të zgjidhen të gjitha problemet financiare që keni.

Akrepi: Sot është dita e duhur për të bërë takime të reja të rëndësishme, veçanërisht nëse jeni beqarë dhe kërkoni një shok/shoqe jete. Një person i veçantë mund të vijë papritur në jetën tuaj. Ata që kanë një lidhje të konsoliduar, mund të përjetojnë emocione të bukura. Por kini kujdes, duhet që gjithçka ta fitoni vetë dhe të jeni ju që e bëni hapin e parë, jo të prisni nga partneri/partnerja.

Shigjetari: Kjo e mërkurë do të jetë një ditë përgjithësisht neutrale për shenjën tuaj. Disa yje mund të jenë në kundërshtim me shenjën tuaj, gjë e cila mund t’ju bëjë të ndjeheni nervozë dhe të mbani qëndrime kritike. Megjithatë, do të keni shumë angazhime dhe detyrime ndaj personave që keni përreth jush. Përpiquni të mos humbni durimin dhe të mos përkeqësoni situatën, veçanërisht në aspektin sentimental.

Bricjapi: Keni kaluar një periudhë të vështirë jo vetëm në dashuri, por edhe në marrëdhëniet personale dhe ato me kolegët në punë. Në aspektin sentimental yjet ju këshillojnë t’i bëni të qarta disa gjëra. Nëse mendoni se personi se personi që keni në krah nuk është i duhuri për ju, duhet ta lini të shkojë dhe t’i jepni fund diçkaje e cila nuk ka të ardhme. Fillimisht keni nevojë që të qartësoheni me veten, dhe më pas të merrni një vendim të rëndësishëm. Përpiquni të përmirësoni raportet me kolegët në punë. Lajme të mira për beqarët, pasi Venusi favorizon takime interesante.

Ujori: Do të keni një dëshirë të madhe sot për të ndryshuar gjërat, duke nisur nga vetja juaj. Kjo gjë do të reflektohet më shumë në aspektin sentimental. Për ata që kanë një lidhje të konsoliduar, duhet të kenë kujdes, pasi partneri/partnerja mund të mos i vlerësojë përpjekjet tuaja për të ndryshuar, pasi mund t’ju dojë ashtu siç jeni. Sidoqoftë, mos u shqetësoheni, pasi kjo do të jetë diçka që do të zgjidhet pa keqkuptime mes jush. Thjesht duhe të pranoni faktin se ka njerëz që kanë këndvështrime të ndryshme nga tuajat.

Peshqit: Vijon periudha pozitive për shenjën tuaj. Kjo për shkak të pranisë së Hënës në shenjën tuaj, e cila do t’ju favorizojë deri të premten. Mund të merrni një lajm të mrekullueshëm në aspektin profesional ose atë personal. Nëse keni probleme sentimentale ose familjare, do të zgjidhen së shpejti brenda kësaj jave, falë mbështjetjes së Venusit. Shfrytëzojini në maksimum këto ditë!

Burimi: TPI|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/