JOQ Albania
Home

Një e mban, dy e godasin ndërsa tjetri filmon skenën/ Nxënësit e fillores rrahin bashkëmoshatarin e tyre në Cërrik
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/10/2019 0:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bullizmi është një nga fenomenet më negative me të cilin përballen me miliona persona në botë, kryesisht të rinj dhe adoleshentë.

Nga dita në ditë, ky fenomen shqetësues po merr përmasa gjithmonë e më të frikshme.

Ambientet shkollore janë terreni më i përshtatshëm, ku manifestohet gjerësisht bullizmi.

Ndonëse janë marrë nisma sensibilizuese për parandalimin e këtij fenomeni, kjo formë e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike vijon të jetë e pranishme në shkollat tona.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet se si disa adoleshentë ushtrojnë dhunë mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta.

Sipas denoncuesit, pamjet janë filmuar ditën e djeshme në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Njësinë Administrative Shalës të Cërrikut.

Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët që nuk janë më shumë se 12-13-vjeçarë, rrahin bashkëmoshatarin e tyre që dëshpërimisht përpiqet të mbrohet nga goditjet e tyre.

Njëri prej adoleshentëve e mban viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasin, ndërkohë një i katërt filmon skenën e turpshme.

Mesazhi i plotë: 

Po ju shkruaj sepse jane qindra raste te tilla. Ka plot njeres anormal te cilet shikojne ata persona te cilet mund ti "shtypin" dhe…. ja cfare i bejne 😢
Per keta persona anormale shteti duhet te marre masa. Dje ne ambjetet e nje shkolle 9-vjecare ne njesine administrative SHALES bashkia CËRRIK.

Këto pamje tronditëse dhe tepër shqetësuese, tregojnë një panoramë të qartë se në ç’nivele të frikshme ka degraduar rinia e sotme në Shqipëri

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/