JOQ Albania
Home

Neritan Ceka: Monika Kryemadhit i putha dorën me të cilën goditi Ramën me çizme
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kritikoi edhe qeverinë Rama.

Sipas Cekës, Shqipëria përpara se të bëhet si gjithë Europa, duhet të bëhet si Kosova, e cila moralisht është më mirë se ne.

Ai shtoi më tej se në Kosovë nuk kërkohet shkatërrimi i qytetarëve, ashtu siç ndodh në Shqipëri.

Politikani sulmoi edhe përfaqësuesit e BE-së në vendin tonë, teksa u shpreh se sa të jetë OSBE-në që kemi këtu, nuk do të ketë zgjedhje të lira.

Ndër të tjera, ish-ambasadori Ceka tregoi se i ka puthur dorën lideres së LSI-së, Monika Kryemadhi, kur ajo goditi me çizme kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, ai u shpreh:

Jemi akoma në kohën e gëzimit, Shqipërinë e ka bërë Kosova. Jemi një vend që kërkon shkatërrimin e qytetarëve, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa…a mund ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, moralisht është më e mirë se ne. Si qytetar, si votohet, si përgatiten zgjedhjen, jo si këta që çojnë bandat. Sa të jetë OSBE-ja që kemi këtu nuk ka zgjedhje të lira këtu. Për sa kohë që ai të ulet në tryezë me një kryebandit, ai nënkupton se këtu s’ka zgjedhje të lira. Dua ta takoj atë gocën që ka shkruar "Shame on you" t’i puth dorën, se s’ka burra Shqipëria. I kam puth dorën Kryemadhit që e goditi Ramën me çizme. I kam thënë me cilën dorë e qëllove dhe i putha dorën."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/