JOQ Albania
Home

Vetëm një zyshë e administratës rilindase e kalon në Histori, Veliaj lëshon gafën qesharake: Tirana është 33 vite e vjetër
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/10/2019 22:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës me sa duket nuk e ka pikë të fortë historinë, pasi gafat që lëshon sa herë bie fjala për të shkuarën e qytetit apo ndonjë ngjarje të rëndësishme historike, lëshon ndonjë ‘proçkë’… Por më e turpshmja në të gjitha këto incidente është fakti se ‘e ka lëshuar’ në një televizion të huaj, para syve të të gjithëve… duke promovuar turizmin…

Prezantimi i televizionit shtetëror izraelit, “Arutz 13” (Kanali 13), në emisionin e tij “Barkod” i bëri një prezantim të shkëlqyer mundësive të shumta që ofron “Vendi i Shqiponjave” për turistët izraelitë, por e gjithë promoja shkatërrohet kur Veliaj e bën Tiranën kryeqytet 33-vjeçar.

Gjatë një kronike të titulluar “Sekretet e Shqipërisë”, Veliaj i thotë (me një përshëndetje “Shalom” dhe “E duam Izraelin”) me krenari gazetares se Tirana është një qytet i ri në moshë, 33-vjeçar.

Kjo nuk është gafa e tij e parë në histori që ka marrë dhenë…

Rikujtojmë këtu gafën gjatë fushatës elektorale ndërsa fliste për ofensivën gjermane. Veliaj tha se Vojo Kushi hipte këmbëzbathur në tanket e gjermanëve, për të ndalur prishjen e shtëpive të tironsve te Selvia.

Veliaj u shpreh:

Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, 20 e ca vjeç çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do të prishte të gjithë shtëpitë e tironsve tek Selvia…”

Nëse do të kishte qenë më i vëmendshëm në mësim, ose të paktën po ta kishte lexuar para fjalimit do ta kishte mbajtur mend se Vojo Kushi u vra nga italianët në 1942. Ndërsa gjermanët erdhën në Shqipëri në shtator të 1943-shit.

Vetëm një mësuese e administratës rilindase mund ta kalonte Veliajn në Histori. Një ‘5 me mik’ për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Minuta 4:50

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/