JOQ Albania
Home

Në kushte ekstreme të varfërisë, familja Arapaj ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Varfëria është një nga plagët më të mëdha sociale në Shqipëri, që vijon të jetë ende prezente në shumë familje shqiptare.

Ky fenomen kryesisht manifestohet në zonat e thella rurale, të cilat janë harruar plotësisht nga shteti dhe qeveria kujtohet për ta vetëm kur ka nevojë për vota.

Së fundmi, në media është bërë publik një tjetër rast i rëndë i një familjeje nga fshati Vjosë i Cakranit në Fier.

Pesë anëtarët e familjes Arapaj jetojnë në kushtet mjaft të vështira ekonomike.

Ajo që e ka vështirësuar më tepër situatën e tyre është pamundësia për të punuar e kryefamiljarit, për shkak të problemeve me shëndetin.

E mposhtur nga varfëria dhe me lot në sy, nëna e tre fëmijëve, Manushaqe Arapaj rrëfen se ajo dhe bashkëshorti i saj s’mund të sigurojnë dot as bukën e fëmijëve, pasi janë të papunë dhe nuk marrin as ndihmë ekonomkike.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballet familja, është banesa ku ata jetojnë, e cila është e amortizuar dhe gati për t’u shembur.

Për Report Tv, nëna e te fëmijëve shprehet:

Jam në gjendje të keqe ekonomike. S’kam asnjë të ardhur. Jam shumë keq. Fëmijët shkojnë në shkollë. Herë ju jap bukë me vaj…As edhe një lloj ndihme nuk kam. Na kanë prerë ujin. Jam me kamat vonesë 2 milon lekë. Është shumë e vështirë për të jetuar këtu sepse kemi frikë se mos na bjer tavani. Njëherë i ra fëmijës llaçi në kokë."

Teksa jemi në prag të dimrit dhe në shtëpinë e tyre i ftohti hyn nga të katër anët, kryefamiljarja ka bërë një apel për të gjithë shqiptarët që kanë mundësi për ta ndihmuar, në mënyrë që edhe fëmijët e saj të jetojnë si gjithë të tjerët.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/