JOQ Albania
Home

U arrestua se dogji një gomë në protestën e opozitës, ky djalë ka 5 muaj mbyllur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/10/2019 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gomë e djegur në një prej protestave të opozitës i ka kushtuar jo pak Ermal Malokut i cili tashmë ka marrë masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Sipas tij ky është një vendim i padrejtë pasi nuk ka kryer asnjë shkelje të rëndë që të meritojë një masë të tillë sigurie. Për faxweb, ai pranoi se ka djegur një gomë në formë proteste, por nuk ka prekur njeri me dorë  dhe se po mbahet për 5 muaj me “arrest shtëpie”, pavarësisht se thotë se është dhunuar nga policia.

Ai shprehet:

Mund të isha në gjendje të lirë. Këtu nuk duan që t’ja din fare, habitem. Të hapen kamerat. U bënë 5 muaj, të më nxjerrë prokuroria Gjykata, nëse kam dhunuar ndonjë. Ato po rrinë në gjendje të lirë unë në shtëpi.Akuzohem për prishje të sigurisë publike, kundërshtim të forcave të policisë, 8 vepra. Nëse janë kryer këto vepra nga unë të më linin në burg jo ‘arrest shtëpie’. Nuk e zbulojn dot ato. Unë e kam pranuar e kam djeg gomën, por nuk kam dhunuar njeri. Çfarë vepre penale, të më nxjerrin një të dëmtuar nga unë. Ai që erdhi dhe më gjuajti u fut në makinë".

Ai theksoi se ka apeluar vendimin, ndërkohë që kërkon nga organet përgjegjëse të vënë drejtësi. Ndër të tjera ai tha se do vijojë të protestojë sërish sapo të rifitojë lirinë.

Ai tha:

Unë nuk kam dhunuar njeri, jam dhunuar nga policia. Nëse do të kisha dhunuar do të merrte raport mjeksor, kurse raportin time këto e fshijnë. 5 muaj a do zgjasë edhe më shumë. Nuk di kujt ti drejtohem”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/