Një aksident rrugor me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kavajës, pranë Xhamisë.
Sipas informacioneve paraprake, një shpërndarës picash që udhëtonte me motor ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit u plagos rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për JOQ Albania se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte motoristi.
Sipas tyre, ambulanca u vonua për më shumë se 40 minuta.